Kryetari i PDK-së, njëherit kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza ka marrë mbështetje nga Svenja Hahn, Presidente e ALDE-s.
Derisa shpërndau video mesazhin e saj, Hamza ka thënë se Kosova ka një rrugë të rëndësishme përpara e që për të është e nevojshme të kihet mbështetja e lidershipit evropian.
“Faleminderit për mbështetjen Svenja Hahn, Presidente e ALDE-s. Kosova ka një rrugë të rëndësishme përpara dhe është shumë e nevojshme ta kemi mbështetjen e lidershipit evropian. Bashkë do të punojmë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Hamza.