Swift e krahason veten me rakunët: “Gjatë natës ha çdo gjë që gjej”

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Taylor Swift (29 vjeç) pas katër vjetësh është rishfaqur në shown e Ellen DeGeneres (61). Udhëheqësja e pyeti atë se çfarë bën gjatë natës, kur nuk mund të fle, ndërsa këngëtarja zbuloi se e kontrollon kuzhinën dhe ha gjithçka që gjen. Megjithatë, ditën tjetër nuk e mban mend se çfarë ka bërë.

“Në atë kohë jam qenie më pak njerëzore, dhe më shumë një rakun në kontejner. Të nesërmen në mëngjes kur hyj në kuzhinë, gjithmonë e pyes veten se çfarë ka ndodhur”, – shpjegoi Taylor.

Ellen e pyeti nëse fle derisa ha.

“Mendoj se fle. Me të vërtetë nuk më kujtohet, por e di se rrëmujën në kuzhinë mund ta bëj vetëm unë ose macet”, tha këngëtarja.

Pastaj pasoi pyetja se cili ishte momenti më rebelues në jetën e saj adoleshente. Swift më pas zbuloi se kjo ishte “sharja” e ish-të dashurit të saj, këngëtarit Joe Jonas, kur ajo ishte në emision me vetëm 18 vjeç, shkruan KOHA Ditore.

“Kjo ishte e tepërt. Tani qeshim me këtë, por ishte e egër – tregoi ajo. Kjo situatë ndodhi në vitin 2008 pikërisht në emisionin e Ellen DeGeneres kur Taylor e promovoi albumin e saj të dytë ‘Fearless’. Udhëheqësja në atë kohë vuri re se shumica e këngëve ishin për dashurinë dhe djemtë, ndërsa Taylor u përgjigj se ajo dhe Joe ishin ndarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme