Publicisti Valon Syla, ka deklaruar se Albin Kurti fitoi dhe u bë kryeministër me vetëm 0.6% më shumë se LDK’ja, por sillej si të fitonte nga një referendum, shkruan Gazeta Metro.
Syla tha se Kurtit nuk i pëlqyen as partitë e Prishtinës, nuk i pëlqeu as Washingtoni e as Tirana, por dëshironte të adaptonte të gjithë LDK’në sikurse Vjosa Osmani.
Ai thotë se Albin Kurti është autist politik dhe nuk ka aftësi të shoh përtej një vrime të fokusit të vet egoist.
Postimi i plotë nga Kurti:
Albin Kurti fitoi me 0.6%, e sillej si me fitu referendum. Si pëlqyn, Partitë e Prishtinës, si pëlqej Washingtoni, e as Tirana me Edi Ramën. Dëshirojke me i ndërru krejtë për shtati si Vjosa Osmanin që e adaptoi për veti. Tash, si pëlqej as partneri LDK që ja garanton Qeverisjen… Ju kam thënë që ky Albin Kurti është ‘autist politik’, s’ka aftësi të shoh përtej një vrime të fokusit të vet egoist, dhe kështu mbetet veç Kryegërrnaç në Facebook.