Publicisti i njohur Valon Syla, thotë se një koalicion mes LDK’së dhe Vetëvendosjes nuk mund të nodhë, pa u ndarë vetë Lidhja Demokratike e Kosovës, kjo pasi në këtë pari janë formuar tri grupe me shumicë, shkruan Gazeta Metro.
Grupet të cilat i përmend Syla janë, grupi i Veliut, i Hazirit dhe grupi i Pejës, duke futur në këtë mes Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin dhe Kujtim Shalën.
“Në LDK vendosin 3 grupe që kanë shumicën. Janë grupi i Veliut, grupi i Hazirit dhe grupi i Pejës (Muhaxheri dhe Shala) që përbëjnë shunicën e vendimarrjes në LDK e nuk pajtohen me një koalicion parazgjedhor me VV”, ka shkruar Syla në rrjetin social Facebook.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Po e shoh një eufori të publikut për koalicion parazgjedhor midis LDK dhe VV. Ai thjeshtë nuk ka gjasa të ndodhë pa u nda vet LDK andaj edhe është i pamundur. Në LDK vendosin 3 grupe që kanë shumicën. Janë grupi i Veliut, grupi i Hazirit dhe grupi i Pejës (Muhaxheri dhe Shala) që përbëjnë shunicën e vendimarrjes në LDK e nuk pajtohen me një koalicion parazgjedhor me VV.
Andaj edhe më tej një LDK që udhëheq në sindazhe nuk e ka në mend të ja dorëzoj partinë Albin Kurtit, kjo ma shumë për hatër të disa mediave, OJQ’ve dhe atyre që ende kanë mbetur në mendësinë e VLAN’in.