Ish-konsulli i Kosovës në Kanada, Donat Syla, tha se vizita e presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, në Kosovë në fund të javës tregon gatishmërinë e Bashkimit Evropian (BE) për të ndihmuar Kosovën për të aderuar në instancat euro-atlantike.
Ai ka thënë se ajo vjen me mesazh se nuk e braktisë rajoni pavarësisht se Kosova qëndron nën sanksione nga BE-ja.
“Konsideroj se Presidentja e Komisionit Evropian vjen me një mesazh për të treguar se Bashkimi Evropian nuk e braktis rajonin, para se të gjithash, pavarësisht se ne jemi nën sanksione nga Bashkimi Evropian nga Komisioni Evropian, aty tregohet gatishmëria për ta ndihmuar Kosovën për të aderuar në instancat euroatlantike dhe kjo është rruga e vetme e jona e shqiptarëve në përgjithësi dhe e Kosovës në veçanti”, ka thënë ai.
Syla ka shtuar se në këto takime ajo do të diskutoj për planin e rritjes si dhe do të kërkoj përmbushjen e zotimeve që i dhënë Kosova.
“Andaj që konsideroj mesazhet kryesore të Presidentes së Komisionit Evropian do të jenë këto, pako ekonomike që i premtohet Kosovës, po ashtu edhe zotimet që duhet të përmbush Kosova të cilat i ka për të shkuar drejt aderimet në instancat euroatlantike e në veçanti Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.
Presidentja Von der Leyen pritet të vizitojë Tiranën sot, në kuadër të turit 6 ditor në gjashtë shtetet e rajonit.
Në 24 tetor Von Der Leyen do të ndalet në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit. Turi i saj do të vijojë më pas më 25 tetor në Serbi ku do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe në 26 tetor kryetarja e Komisionit Europian do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Kosova, e cila aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat. Von der Leyen do të përmbyllë turin e vizitave të saj në Ballkanin Perëndimor të shtunën e 27 tetorit me vizitën e saj në Podgoricë të Malit të Zi.
Fokusi kryesor i Von Der Leyen përgjatë vizitës së saj në bendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë plani i rritjes me vlerë 6 miliardë euro, shpërndarja e të cilave pritet të nisë brenda këtij muaji dhe priret që Shqipëria të përfitojë rreth 1 miliardë euro.