Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka reaguar për zvarritjen në hapjen e afatit për aplikim për subvencione në bujqësi, duke thënë se kjo gjë po ua vështirëson punën bujqve kosovarë.
Syla ka thënë se shumë bujq janë dëmtuar kudo në Kosovë, pasi që nuk i kanë marrë ende as pagesat direkte të vitit 2019.
“E pa pranushme zvarritja e aplikimit për subvencione ndaj bujqeve gjë e cila po ju vështirëson punën. Shumë bujq gjithë andej Kosovës janë dëmtuar shumë ku disa prej tyre ende nuk i kanë marrur pagesat direkte të vitit 2019. Bujqit kanë filluar korrjen e grurit por aplikimi për subvencione ende nuk u është mundësuar”, ka shkruar Syla.
Ai ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të marr masa sa më parë për hapjen e afatit për subvencione dhe grante, që të ndihmohen dhe motivohen bujqit në punët e tyre.
“Për arsye të motivimit të bujqve dhe lehtësimit të punës në sektorin e bujqësisë, qeveria e Kosovës sa më parë të marrë masa për hapjen e afatit për subvencione dhe grante që ky sektor mos të dëmtohet edhe më shumë”, ka shkruar në fund Syla.