Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka komentuar fjalimin që sot ka mbajtur preaidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvend.
Syla ka thënë se Osmani pas fjalimi do të duhet të ishte arrestuar për tradhti kombëtare.
“Ashtu siç e ke tradhtuar partinë tënde, ashtu e ke tradhtuar edhe Kosovën. Njëherë tradhtare, gjithmonë tradhtare. Këtë e ke në gjak dhe në gjene. Pas këtij fjalimi sot në Kuvend, ti duhej të ishe arrestuar, sepse paske qenë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe për degradimin dhe tradhtinë ndaj Kosovës, ndërsa ti e ke lejuar dhe ke mbyllur njërin sy. Nëse nuk e ke ditur, je Presidente”, ka thënë Syla.