Analisti Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se deklaratat e Vjosa Osmanit në BBC kanë qenë të tepruara.
Ai thotë se vendet e rajonit kanë nivele shumë më të larta të korrupsionit dhe qytetarët e atyre vendeve nuk bëjnë deklarata kaq thumbuese ndaj vendit të tyre.
“Prindoni dhe Vjosa Osmani ka disa vite që marrin rroga nga ky shtet i Kosovës falë pozitave të tyre zyrtare. Prindoni dhe Vjosa Osmani marrin rroga nga shteti dhe e shajnë Kosovën”, thotë ai.
Tutje ai ka bëri krahasime të Kosovës me vendet e rajonit dhe kujtoi që Osmani ka qenë pjesë e LDK’së për disa vite me radhë.
“Të nisemi me vendet e rajonit. Mali i Zi. Gjukanoviq ka lidhje direkte me bosat e drogës. Kjo dihet. Po nuk e bëjnë publike jashtë. Njëjtë në Maqedoni, Serbi, Bosnjë e mos të flasim për Shqipërinë ku aty nuk dihet se cfarë niveli të alrtë të korrupsionit ka. Mos u brengosni. BE dhe ndërkombëtarët e dijnë se cfarë niveli të korrupsionit ka këtu. Ajo doli si amatere dhe foli si anëtare e shoqërisë civile që kërkon fonde. Jeta Xharra ka marrë miliona, por nuk e ka denoncuar askënd për korrupsion të madh. E dijmë këtë. Vjosa Osmani nuk ka dalur prej xhenetit. Ajo ka ardhur nga LDK që ishte në pushtet për disa vite me radhë dhe njihet për korrupsion”, shtoi ai.