Analisti i mirënjohur politik, Valon Syla, ka denoncuar qasjen selektive të Haki Abazit – ish zv.kryeministër në Qeverinë Kurti, dhe Jeta Xharrës – një person i fuqishëm në mediat tona.
Ai ka përmendur subvencionimin që i ka bërë Qeveria Hoti 19 kompanive që merren me nxjerrjen e lëndës së zhavorrit nga lumenjtë e Kosovës – një dukuri kjo që ka shëmtuar dhe dëmtuar rëndë ambientin për vite me radhë.
Syla denoncon heshtjen e Haki Abazit dhe Jeta Xharrës për çështjen – duke i përmendur kundërshtimet që kanë pasur për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re dhe së fundi për hidrocentralet, përcjell Periskopi.
Edhe gjatë ditës së djeshme Syla denoncoi këtë qasje duke përmendur argumentin se Kosova ka rezerva të mëdha nëntokësore të thëngjillit, ndërkohë që importuesi kryesor i energjisë mbetet pikërisht armiku më i madh i shtetësisë së Kosovës, Serbia.
Statusi i plotë dhe i paedituar:
Qeveria e Kosovës me ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i paska subvencionu edhe 19 kompani që merren me nxjerrjen e zhavorrit nga lumejtë, që janë shkatërruesit më të mëdhej të lumenjve dhe ambientit… këtë e paska shty Gaz Abrashi i AAK’së…
Por mediat e Haki Abazit dhe Jeta Xharrës, që merren me mbrojtje të ambientit, nuk i sulmojnë këta zhavorristat, por vetëm termocentralet dhe hidrocentralet se fokusin e kanë vetëm në energjetjkë, dhe jo esencialisht të mbrojtja e ambientit. Kjo vlenë edhe për disa OJQ që merren me këto punë.