Syla sugjeron mësimet që duhen nxjerrë nga kriza energjetike

Prishtinë | 14 Jan 2026 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Arven Syla, hulumtues doktorant në Universitetin e Gjenevës teksa komenton krizën energjetike, ka propozuar edhe çka mësohet nga këto kriza, duke sugjeruar që sektori i energjisë të trajtohet me urgjencë dhe prioritet të paktën për 7-8 vitet e ardhshme.

Syla theksoi se politikbërësit duhet të ulen dhe të dakordohen së bashku për të ardhmen energjetike të vendit.

Shkrimi i plotë:

Çka na mësojnë këto kriza energjetike?

Së pari, sektori i energjisë duhet të trajtohet me urgjencë dhe prioritet (së paku për 7-8 vitet e ardhshme).

Së dyti, politikbërësit duhet të ulen dhe të dakordohen së bashku për të ardhmen energjetike të vendit. Për këtë nevojitet një konsensus i gjerë ndërmjet partive politike, ku ato dakordohen rreth projekteve konkrete dhe inovative (p.sh., burime të ripërtëritshme, bateritë, termocentral).

Së treti, rekomandimet/pikat në vijim vendosin themelet drejt një zhvillimi të sigurt e qëndrueshëm të sektorit të energjisë. Këto kërkojnë diskutim, qartësi, dhe konkretizim:

1) Pavarësia energjetike dhe si ta arrijmë atë,

2) Themelimi i Energy Task Force (ETF),

3) Fuqizimi i operatorëve energjetik,

4) Ngritja e kapaciteteve profesionale,

5) Inovacion, hulumtim e digjitalizim.  

Në fund, duhet të jemi të kujdesshëm sesi po e trajtojmë këtë situatë dhe të mos jemi komfort pasi që kjo situatë kalon.

Vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për drejtimin që do t’i japim sektorit të energjisë. Një sektor i cili varet kryesisht nga centralet e ndërtuara përgjatë viteve 60-70, është një tregues që duhet të mendojmë për 30-40 vitet e ardhshme kur planifikojmë sektorin e energjisë

Të ngjashme