Valon Syla, gazetar, njëherit edhe opinionist, ka thënë se të gjithë po fajësohet LDK-ja për rezultatin në zgjedhje, teksa askush fajin nuk po ia lë kandidates për presidente nga radhët e VV-së, Vjosa Osmani.
Syla, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se faji ekziston mes të dy palëve, jo vetëm LDK’së. Reagimi i tij vjen pas rënies së konsiderueshme të rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 2021’ës, shkruan Gazeta Express.
Si pasojë, pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike, u mor vendimi për largimin e kryetarit të deritanishëm të këtij subjekti, Isa Mustafa.
Postimi i plotë:
Të gjithë po e fajsojnë LDK’n e askush Vjosa Osmanin… kjo tregon se Krejt dhe Drejt e keni hongër foren e Albin Kurtit.
E vërtet është se kanë faje të dy palët.