Në ambientet e Kino “Armatës” në Prishtinë është hapur ekspozita e 30 të rinjve nga komuniteti serb dhe shqiptar në Kosovë, në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën dhe dialogun ndërkulturor, raporton Ekonomia Online
Drejtoresha e organizatës “Youth Initiative for Human”, Marigona Shabihu tha se ky projekt ka pasur për qëllim që përmes aktiviteteve të stimuloj bashkëpunimin mes të rinjve të komuniteteve të ndryshme në Kosovë, me theks të veçantë të atyre serbë e kosovarë.
“Po bëjmë prezantimin e punës së të rinjve të ndryshme nga e gjithë Kosova. Jemi të kënaqur që arrijmë të krijojmë platforma të tilla ku të rinjtë bashkëpunojnë për të sjellë punime të ndryshme artistike që kanë për qëllim bashkëpunim e të rinjve kosovarë e serbë. Kjo ka për qëllim rritjen e bashkëpunimin e të rinjve në Kosovë”.
“Projekti mbështetet nga USAID. Jemi të kënaqur me punën e realizuar. Të rinjtë janë njohur mes vete dhe kanë arritur të dalin me projekte kreative së bashku. Shpresoj që këto produkte t’i shfrytëzojmë si shembull pozitiv te shoqëria dhe komuniteti. Ta respektojmë dhe vlerësojmë diverzitetin që e kemi në shoqëri. Do të jetë një shembull shumë i mirë për të gjithë qytetarët se ne komuniteti kosovar e serb mund të jetojmë së bashku”, ka thënë ajo.
Trina Binaku koordinatore e programit, tha se për një javë këta të rinjtë kanë qenë të zellshëm që me sjellë këtë punë, raporton EO.
Poashtu Binaku ka treguat se grupe prej 30 të rinjve ka qenë i ndarë në katër grupe të vogla me tematika të ndryshme si prodhimi i filmit, fotografisë e të storive, si dhe të gjitha grupet kanë pasur një mentor udhëzues.