“Schiuma party”, të rinjtë në Shqipëri nuk respektojnë masat anti-Covid

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Festat në bregdet, shkuma parti me muzikë, pa asnjë distancim dhe masa anti kovid që as respektohen mes të rinjve. Kjo është panorama e këtyre ditëve të nxehta vere, siç është edhe kjo video në një koncert të një prej këngëtarëve më të njohur në vend.

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, e nisi këtë të dielë me një mesazh të fortë për të rinjtë, të cilët duket se kanë harruar që koronavirusi ekziston.

Mjeku i cili është çdo ditë mes pacientëve të prekur në spitalin infektiv të Tiranës thotë se të rinjtë duhet të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube, si vende të rrezikshme të përhapjes së virusit, dhe le të miqësohen edhe me shumë me natyrën.

“RREZIKONI shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë me vlerë. Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre”, thote Kalo Kalo.

Edhe mjekja Migena Qato e ka një apel për të rinjtë.

“Prej më tepër se 5 muajsh po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë.

Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit”, shprehet mjekja

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme