Synon ta mundë Orbanin, kandidati për kryeministër, Magyar: Sot do ketë ndryshim regjimi në Hungari

Prishtinë | 12 Pri 2026 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë Tisza dhe kandidati për kryeministër, Peter Magyar, ka deklaruar se në Hungari po afron një “ndryshim i madh politik”, duke folur për një moment historik gjatë procesit zgjedhor të së dielës.

“Sot do të ketë një ndryshim regjimi në Hungari, populli hungarez do të shkruajë historinë”, tha Peter Magyar.

Pas votimit në një qendër në Budapest, ai u tha gazetarëve se zgjedhjet parlamentare mund të shënojnë një pikë kthese për vendin, ndërsa shtoi se pjesëmarrja e lartë e qytetarëve tregon rëndësinë që votuesit po i japin këtij procesi.

Sipas tij, vendi ndodhet përballë një zgjedhjeje të madhe politike dhe strategjike, që lidhet me orientimin e ardhshëm të Hungarisë dhe me mënyrën e funksionimit të institucioneve publike.

Ai u bëri thirrje autoriteteve që të garantojnë një proces zgjedhor të rregullt dhe transparent.

Lideri i Partisë Tisza theksoi se, ‘në rast se zgjedhjet zhvillohen në mënyrë të drejtë, forca e tij politike beson se do të dalë fituese dhe do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin’.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të Hungarisë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si dhe rikthimin e fondeve europiane në vend, duke theksuar nevojën për bashkëpunim më të ngushtë me shtetet e Evropës Qendrore.

Të ngjashme