Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se rregullorja e BQK-së për ndalimin e qarkullimit të dinarit do të ketë ndikim në jetesën e qytetarëve në komunat e banuara me shumicë serbe.
Ai në një takim të zhvilluar me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se ndihet i shqetësuar pasi sipas tij, ka pakë kohë në përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores.
Ndaj rregullores së re të BQK-së, ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, duke e cilësuar si një “surprizë të panevojshme”.
Ndërsa, ditë më parë,zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila thekson se valuta e vetme e lejuar për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme është Euro, nuk është produkt inegociatave politike në Bruksel.