Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të qeverisë së Aleksandër Vuçiç, duke e akuzuar atë se ka dështuar sa i përket çështjes së zgjidhjes së problemit me Kosovën. Sipas Tadiç për këtë gjë dikush duhet të quhet ‘tradhtar’, raporton Periskopi, marrë nga Danas.
“Megjithatë për politikën katastrofale që ka zgjedhur kjo qeveri ndaj Kosovës, dikush duhet të mbaj përgjegjësi historike”, ka thënë Tadiç. Tadiç thotë se Vuçiç nuk i ka shfrytëzuar situatat për ta mbajtur atë që nuk ishte humbur në luftë.
“Për dorëzimin e asaj që nuk e kemi humbur me luftë, dikush duhet ta marrë emrin e ‘tradhëtarit’”, ka shtuar ish-presidenti serb.
Ai gjithashtu ka folur edhe për akuzat që i kanë ardhur nga partia e Aleksandër Vuçiçit, të cilët e kanë quajtur edhe ‘Ustash’
“Gjatë fushatës zgjedhore ata janë munduar që politikën time ndaj Kosovës ta paraqesin si tradhti ndaj vendit, duke premtuar se me ardhjen e tyre në pushtet do të zhbëjn gjithçka që ishte arritur sa i përket problemit të Kosovës, ndërsa prapa skenave ata ishin robëruar përpara Bashkësisë Ndërkombëtare”, ka thënë Tadiq.
Sipas tij, tani që ka ardhur koha e dorëzimit të Kosovës, kanë filluar përsëri sulmet ndaj tij.