Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka folur lidhur me zhvillimet te fundit në veri, përkatësisht sanksioneve ndaj kokave kriminale në veri të Mitrovicës.
Tadiq ka thënë se Veselinoviqi u arrestua përgjatë kohës sa ai po shërbente si president i vendit, teksa deklaron se ishte qeveria e Vuçiqit që e liroi atë, raporton N1, përcjell lajmi.net.
“Ne kishim informacion të mjaftueshëm se ai ishte i përfshirë në aktivitete kriminale, sepse pas një dekade kemi një dënim për lidhjen që ka me autoritetet serbe”, ka deklaruar ai, duke shtuar se amerikanët hetojnë gjatë dhe tërësisht, por pasi të mbarojnë hetimi, është i mbyllur dhe i zbatueshëm në mënyrë të sigurtë para gjykatave.
I pyetur nëse sanksionet e SHBA-së do të preknin lidershipin serb, Tadiq tha se Veselinoviqi dhe Radoiçiqi janë “pa dyshim figura politike” dhe se qëndronin pas Listës Serbe në Kosovë.