Taekwondistët fituan nëntë medalje në Kampionatin Ballkanik “Samokov 2019”

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në Taekwondo me grupmosha të ndryshme është kthyer në Kosovë me 9 medalje nga Kampionati Ballkanik, i mbajtur gjatë fundjavës në Samokov të Bullgarisë.

Nga 35 garues, nëntë prej tyre u kthyen me medalje. Pjesëmarrës ishin 653 garues nga 12 shtete.

Sylejman Vizdiklar, kadet -41kg, medalje e artë

Rejan Tershani, child -52kg, medalje e argjendtë

Elion Agushi, kadet -45kg, medalje e bronztë

Arkton Zekaj, kadet -61kg, medalje e bronztë

Elton Avdullahu, kadet -65kg, medalje e bronztë

Eron Bahimi, junior -68kg, medalje e bronztë

Tringa Krasniqi, senior -57kg, medalje e bronztë

Don Berisha, senior +87kg, medalje e bronztë

Sara Kastrati, senior -46kg, medalje e bronztë


Të ngjashme