Taha Al-Jumailly u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid në Frankfurt. Ai u dënua edhe për krime kundër njerëzimit, bashkëpunimin në krime lufte, shkaktim të plagëve trupore me pasoja fatale.
Muajin e kaluar ish gruaja e tij, shtetase gjermane Jennifer Wenisch, u shpall fajtore në bashkëpunim të vrasjes së vajzës 5 vjeç, që të dy e mbanin si skllave në Irak. Gruaja e Taha al-Jumailly, Jennifer Wenisch, ishte konvertuar në islam dhe në 2013 i ishte bashkuar ISIS në Irak.
Al Jumailly dhe tani ish gruaja e tij gjermane Wenisch e ‘blenë’ një grua dhe një fëmijë të minoritetit Jazidi si skllave të shtëpisë kur jetonin në atë kohë në Mosul e okupuar nga ISIS në vitin 2015.
Ata më vonë ishin bartur në Fallujah, ku al-Jumailly kishte lidhur vajzën 5 vjeç të jashtë në vapën e verës, 50 gradë celsius, si dënim pasi kishte urinuar në krevat, që i shkaktoi vdekjen nga etja.