Hapet panairi më i madh i librit në botë

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Është hapur në Frankfurt panairi më i madh tregtar në botë për industrinë botuese me 7 000 ekspozues nga 105 shtete të ndryshme, bëri të ditur shtypi vendas.

Organizatorët thonë se ngjarja vazhdon të rritet me 3,0% më shumë ekspozues në 2018 sesa vitin e kaluar. Në vitin 2017 më shumë se 250 000 njerëz vizituan panairin e librit.

Autorja nigeriane, Chimamanda Ngozi Adichie është ftuar të flasë në ceremoninë e hapjes dhe në mbrëmje do të jetë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, e cila do të mbajë një fjalim.

Vendi i ftuar i këtij viti është Gjeorgjia, e cila është paraqitur me pavijonin e saj, përcjell KultPlus.

Kryeministri gjeorgjian, Mamuka Bakhtadze pritet të jetë i pranishëm në ceremoninë e mbrëmjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme