Në Panairin e Librit promovohen veprat e Rrahman Paçarizit dhe Xhevdet Bajrajt

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 13:01 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shtëpia Botuese “Armagedoni” ka promovuar veprën e Rrahman Paçarizit “Shtatë udhë” dhe të Xhevdet Bajrajt “Kur qajnë hardhitë”, në kuadër të Panairit të Librit, raporton Ekonomia Online.

Paçarizi tha se romani është pritur mirë dhe se ka kaluar pritshmërinë e tij. Ai tha se nëse ka kërkesa këtë roman do ta promovojë edhe në Shqipëri.

Sipas tij, letërsia nga Shqipëria ka depërtuar më shumë në Kosovë, për këtë arsyeje ai thotë se duhet të bëhen shkëmbime të librave e autorëve.

“Libri është një roman si përmbledhje rrëfimesh, por nëse do me lexuar si tërësi atëherë ka elemente të romanit qoftë përmes personazheve qoftë përmes ngjarjes, qoftë përmes linjave të rrëfimit mund të lexohet edhe si roman”.

“Deri tash vlerësimet kanë qenë pozitive njerëzit e kanë prit mirë dhe ka qenë një promovim i cili i ka tejkaluar pritshmërie e mija.  Sot jam këtu për tu taku me lexues eventual për të diskutuar për librin me student me lexues me kolegë”.

“Nëse do të ketë kërkesa që libri të promovohet në Shqipëri do të bëhet, sepse ndër të tjera ka një ngecje në këtë plan. Është e vërteta letërsia nga Shqipëria ka depërtuar më shumë në Kosovë ndërsa letërsia nga Kosova ka depërtuar më pak në Shqipëri edhe pse nuk mundë t’i ndajmë kështu sepse bëhet fjalë për një të vetme letërsi”.

“Por unë mendoj që një shkëmbim i tillë i autorëve i librave të Kosovës dhe Shqipërisë do ta bënte më unik më homogjenë këtë treg edhe ashtu të vogël të letërsisë”.

Kurse Bajraj tha se për të me rëndësi është mendimi i lexuesit. Ai ka treguar se libri është i botuar në të dy gjuhët spanjolle dhe shqipe, raporton EO.

“Ma me rëndësi se a jam unë i kënaqur me librin është mendimi i lexuesit shpresoj që ka lexues të interesuar”.

“Libri është i botuar në të dy gjuhët spanjolle dhe shqipe për obligim e kam të shkruaj në gjuhën spanjolle pasi atje jetoj, por poashtu të shkruaj edhe në shqip pasi jam një kosovar një burrë i mbarë”.

Të ngjashme