Panairin e Librit po e vizitojnë edhe fytyra të njohura politike

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 17:00 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numri i madh i njerëzve i janë drejtuar panairit të librit, i cili këtë vit shënon 20-vjetorin e tij. Përveç studentëve dhe njerëzve nga profesione të ndryshme, ky panair po vizitohet edhe nga fytyra të njohura të politikës. Një nga ta ishte edhe i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kurti për Ekonomia Online u shpreh i kënaqur me organizimin e këtij panairi.

“Është një panair i pasur me titujt të ndryshëm. Po shihet që ka interesim të madh të shoqërisë për të lexuar. Pata rastin të vizitoj shtëpi të ndryshme botuese, kam ardhur vetëm për gjysmë ore mirëpo mbeta më gjatë”, tha ai.

Saranda Bogujevci nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje tregoi më shumë për librat që asaj po i interesojnë në këtë panair.

“Po më interesojnë shumë librat e fëmijëve, sidomos ata të autorëve shqiptarë. Gjithashtu jam e interesuar të gjej edhe librat të cilat tregojnë për fiset shqiptare. Dua të lexoj më shumë rreth fisit tim, fisit Kelmend”, tha ajo.

Arben Kondi, shkrimtar i mbi 20 titujve në shtëpinë botuese “Çamëria” e që botimet i kushtohen të gjitha Çamërisë, tha se këtë vit ka interesim të jashtëzakonshëm nga lexuesit.

“Këtë vit kemi interesim të jashtëzakonshëm nga lexuesit. Jam autor i më shumë se 20 librave ku në fokus kanë historinë e Çamërisë. Gjithashtu jam pjesëmarrës në panair në Kosovë që nga panairi i parë”, tha ai.

Ben Apolloni, nga Shtëpia Botuese “OM”, tha se këtë vit ka interesim nga lexuesit për të blerë libra.

“Ne ofrojmë tituj të ndryshëm, kryesisjt çka kanë të bëjnë me letërsinë, artin, e tituj të tjerë. Ka interesim nga lexuesit për shkak se janë tituj”, tha ai.

Valdete Sadriu, lexuese, tha se titujt që atë po e tërheqin më shumë janë titujt nga letërsia.

“Panairi në përgjithësi po duket mirë, po ofron shumë mundësi, titujt që më shumë po më interesojnë janë titujt nga letërsia”.

Blerta Sadiku, studente, tha se panairi në përgjithësi po duket i pasur për nga titujt.

“Panairi në përgjithësi po duket që ka shumë tituj. Unë më shumë jam e interesuar në letërsi”, tha ajo.

Akil Makolli, student, tha se çmimi i librave nuk ndryshon shumë nga herat e kaluara dhe është i përballueshëm.

“Çmimi është jo shumë i lartë, po mendoj që është i përballueshëm dhe nuk ka ndonjë dallim shumë të madh nga panairi i kaluar. Panairi në përgjithësi po ofron shumë mundësi për lexues”.

Të ngjashme