Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se për herë të parë pas dy dekadash m Dita e Veteranëve të UÇK-së, i gjen veteranët pa ata që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë që mungesa e Presidentit Hashim Thaçi, Kadi Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e bashkëluftëtarëve të tjerë, ndjehet në “zemrat e gjithsecilit veteran e gjithësecilit qytetar”.
Ai i ka ka uruar veteranët, duke thënë se është mirënjohës ndaj tyre.“Sot kur shoqëria frymon e lirë në një shtet të pavarur që është produkt i luftës së drejtë për çlirim, barra e Presidentit Hashim Thacit, Kadi Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e bashkëluftëtarëve të tjerë, vazhdon edhe sot e kësaj dite, për ta përmbyllur drejtë e me drejtësi, të vërtetën e projektit më të madh politik kombëtar, luftën për lirinë e Kosovës. Mungesa e tyre, sot ndjehet në zemrat e gjithsecilit veteran e gjithsecilit qytetar. Por ata sot, edhe pse nuk janë të pranishëm fizikisht, janë në mes nesh më shumë se kurrë më parë”.“Historinë që e kanë shkruar këta heronj dhe veteranët e UҪK-së, nuk mund ta rishkruajë askush. Të dashur Veteranë të UҪK-së. Urime Dita e juaj!Përjetë mirënjohës për çdo ditë, çdo hap e çdo mund që keni dhënë për lirinë e atdheut”, tha tutje.