Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri sot ka takuar tregtarët të cilët i ka njoftuar me lajmin se do të ndajë nga 1000 € subvencion për të gjithë tregtarët brenda në tregun e qytetit që të përballojnë më lehtë pasojat e Covid 19.
“Puna jonë është strategjike por në interes të gjithë qytetarëve pa dallim. Vushtrria për të gjithë është detyrë e mision i imi. Ky financim do të bëhet pasi kemi tejkaluar të hyrat vetanake të Komunës dhe kemi buxhet që të ndihmojmë këta tregtar që pushteti i vjetër i kaluar i trajtoi si mos më keq” ka thënë Tahiri.
Po ashtu Tahiri ka thënë se afër tregut me qëllim janë ofruar ndërtesa publike si QKMF, që të rritet qarkullimi i njerëzve në atë zonë e bashkë me këtë edhe qarkullimi i tregëtarëve.
Postimi i plotë i Tahirit:
Faleminderit tregëtarëve në tregun e qytetit për përkrahjen e vazhdueshme. Do të jem gjithë bashkë me ta e për ta. Komuna do të ndajë 1000€ subvencion për secilin tregëtar brenda në treg që të përballojnë më lehtë pasojat e Covid 19. Ky financim do të bëhet pasi kemi tejkaluar të hyrat vetanake të Komunës dhe kemi buxhet që të ndihmojmë këta tregtar që pushteti i vjetër i kaluar i trajtoi si mos më keq. Tregut i kemi ofruar afër ndërtesa publike si QKMF, që të rritet qarkullimi i njerëzve në atë zonë e bashkë me këtë edhe qarkullimi i tregëtarëve. Puna jonë është strategjike por në interes të gjithë qytetarëve pa dallim. Vushtrria për të gjithë është detyrë e mision i imi