Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Ligji i ri për deklarimin e pasurisë do të mundësojë administrim më efikas të të dhënave të deklarimit, duke garantuar zbatim efikas të politikave të reja si dhe duke përmbushur rekomandimet e Bashkimit Evropian.
Tahiri ka deklaruar se projektligji i ri për deklarimin e pasurisë do të ndal keqpërdorimet shumta nga zyrtarët e shtetëror dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë.
Ky projektligj i ri i pregatitur nga ana e ministrisë së Drejtësisë, po plotëson edhe një rekomandim tjetër të kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) sipas Tahirit.
Postimi i plotë i Tahirit:
Me vite ka pasur debat nëse sistemi aktual i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik është sistemi i duhur dhe nëse misioni i deklarimit të pasurisë është në funksion të parandalimit të abuzimit, keqpërdorimit, konfliktit të interesit dhe korrupsionit. Ky debat do të marr fund me projektligjin e ri për deklarimin e pasurisë, të cilin jam duke e përgatitur për ta sponzoruar në Kuvend. Një reformë e thellë është shtruar në këtë projektligj, përmes së cilit po reformojmë secilin aspekt që deri më tani nuk ka funksionuar, duke rritur pritjet dhe përgjegjësitë, duke mundësuar administrim më efikas të të dhënave të deklarimit, duke garantuar zbatim efikas të politikave të reja si dhe duke përmbushur rekomandimet e Bashkimit Evropian. Deklarimi i pasurisë do ketë mision të qartë, mbështetur edhe me instrumente që e mundësojnë verifikimin e të dhënave. Do kemi ri klasifikim të pozitave që duhet të deklarojnë pasurinë, një listë të re dhe të zgjeruar, jo vetëm nga cilësimi i pozitave të larta publike, por edhe nga cilësimi i secilës pozitë ku ka potencial për abuzim, keqpërdorim të parasë publike dhe konflikt të interesit. Deklarimi i pasurisë, bashkë me evitimin e konfliktit të interesit do të konstituojnë instrumente jashtëzakonisht të rëndësishëm në luftën tonë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit, ka shkruar Tahiri në Facebook.