Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim një delegacion nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, të kryesuar nga James Gerard, Drejtor Menaxhues i Programit Treshhold, i shoqëruar nga Sarah Olmstead, Drejtoreshë e MCC-së për Kosovë si dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Mileniumi i Kosovës, Petrit Selimi.
Ministri Tahiri ka njoftuar delegacionin e MCC-së për reformat e ndërmarra, duke u fokusuar në agjendën e përbashkët me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, “Drejtësia 2020”, ku janë të përfshira edhe programi i MFK-së dhe MCC-së në fushën e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, meqenëse digjitalizimi i gjyqësisë dhe prokurorisë janë prioritete shumë të larta.
Andaj, ministri Tahiri ka falënderuar Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit për angazhimin e tyre në profesionalizimin e mëtejmë të administratës, pasi modulet e digjitalizimit që janë të përqendruara kah qytetarët, janë ndihmesë shumë e madhe për ta, që të marrin shërbime më të mira dhe më të shpejta nga sistemi i drejtësisë.
Ministri Tahiri potencoi se “Drejtësia 2020”, përtej obligimeve ligjore dhe institucionale, e vendos në rend të parë qytetarin, dhe se kjo qasje strategjike e ndërmarrë për të gjetur zgjidhje të shpejtë për sfidat në sektor, synon të forcojë besimin e qytetarëve në drejtësi dhe të kontribuojë në transparencën e llogaridhënien e institucioneve.
Drejtori Menaxhues i Programit Treshhold të MCC-së, James Gerard shprehu konsideratën e lartë për ecurinë e deritanishme të zbatimit të programit të MCC-së në Kosovë dhe ofroi mbështetjen e plotë për arritjen e objektivave të reformave të ndërmarra, me theks të veçantë në sektorin e sundimit të ligjit. Z. Gerard shpalosi interesimin e mirëfilltë veçmas në agjendën “Drejtësia 2020”, përmes konsolidimit të programeve konkrete që ndihmojnë në informimin, transparencën dhe shpërndarjen efikase të shërbimeve të sektorit të drejtësisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.
ri