Tahiri: Duhet të luftohet krimi dhe korrupsioni

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se krimi dhe korrupsioni duhet të luftohet seriozisht në vend. Ai përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka kritikuar LDK-në dhe VV-në për degradim të rendit dhe ligjit.

“Qeveritë e koalicionit të mashtrimit të madh, të 6 tetorit të vitit 2019, edhe ajo e Albin Kurtit edhe ajo e Avdullah Hotit, jo vetëm që nuk e kanë avancuar rendin dhe ligjin, por e kanë kthyer komplet mbrapa”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se duhet të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe “jo të shantazhohen organet e drejtësisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme