Tahiri e dërgon Mamografin Mobil në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Prishtinë | 07 Tet 2017 | 14:49 | Nga

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, bashkë me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, sot kanë dërguar Mamografin Mobil edhe në Qendrën Korrektuese të Grave në Lipjan.

Përmes një statusi në llogarinë e tij, Tahiri ka thënë se zbulimi i hershëm është tejet i rëndësishëm për parandalimin e kancerit në gji dhe se edhe atyre që kanë rënë ndesh me ligjin dhe ndodhen në burg u garantohet e drejta për qasje në shërbime mjekësore.

“Mamografi Mobil për gratë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Atyre, që në një periudhë të jetës kanë rënë ndesh me ligjin dhe ndodhen në burg, u garantohet e drejta për qasje në shërbime mjekësore. Zbulimi i hershëm është tejet i rëndësishëm për parandalimin e kancerit në gji. Ky Mamograf është iniciativë e grave deputete, të udhëhequra nga Blerta Deliu-Kodra”, ka shkruar Tahiri.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme