Tahiri: E dimë që njohja reciproke nuk është në dokument, por duhet të synohet

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 12:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për marrëveshjen e Ohrit, Besnik Tahiri ka thënë se gjendja në vend është kritike, e se është e nevojshme që Kuvendi dhe Qeveria të ngrisin subjektivitetin ndërkombëtar, raporton EO.

“Çështja e parë që duhet të pranohet është se gjendja në vend është kritike, jo vetëm në aspektin e sigurisë, por në çdo fushë ku ka pasur të arritura për këto 20 vjet, megjithëse Qeveria e mohon”.

“Marrëveshja është përmbyllur ne ditën që është dakorduar marrëveshja. Me këtë marrëveshje, dialogu dhe diskutimi me BE-në do të vazhdojë me vite, andaj ne si Kuvend duhet të kërkojmë përfshirjen e SHBA-së në këtë proces”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë tutje se AAK kërkon që Qeveria të jetë serioze, të mos eskperimentojnë, të punojnë shumë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE si dhe forcimin e subjektivitetin ndërkombëtar në anëtarësim në institucione ndërkombëtare.

“Është e rëndësishme që kryeministri mos ta humb cakun, si një mundësi që mos t’i ikë as një detaj dhe të marr kujdesin e veçantë për arritjen e njohjes reciproke. E dimë që në këtë marrëveshje nuk ka njohje reciproke”.

“Çka nënkupton fjala vetëmenaxhim dhe deri ku shkon ajo? E dyta ka të bëjë me diskutimin për kishën ortodokse. E treta, më e rëndësishme, është qëndrimi që duhet ta ketë në benefitet që merr Kosova. Të jemi serioz që të mos eksperimentojmë”.

“Çdo dështim i Albin Kurtit sot, është dështim i Kosovës nesër”, tha Tahiri.

Të ngjashme