Tahiri e Sefaj vizitojnë zjarrfikësit në detyrë për Vit të Ri, iu premtojnë përkrahje

Prishtinë | 31 Dhj 2017 | 23:49 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në prag të ndërrimit të motmoteve, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe ai i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë vizituar Shërbimin e Zjarrfikësve në Prishtinë.

“Ne deshëm të vijmë që ju ta ndieni përkrahjen e institucioneve”, iu tha Sefaj, zjarrfikësve në detyrë, raporton Ekonomia Online.

Të dy ministrat u kanë uruar zjarrfikësve festën e Vitit të Ri, të cilët sonte po e presin larg familjeve, në gatishmëri për të reaguar në ndonjë rast të mundshëm.

Sefaj lka thënë se i di nevojat dhe kërkesat e zjarrfikësve dhe ka premtuar angazhim që të zgjidhen ato.

“Unë i di problemet që i keni. Së bashku me ju, gjatë vitit të ardhshëm do të punojmë që të rregullojmë kushtet e juaja”, tha ministri i Brendshëm.

“Zjarrfikësit duhet të konsiderohen heronj. Reagimi juaj shpëton jetë“, u shpreh ai.

“Vërtet ju bëni një punë të jashtëzakonshme, e rrezikoni jetën. Qyteti i Prishtinës, ashtu edhe qytetet e tjera, janë menaxhuar kaq mirë prej juve. E ne si qeveri nuk kemi bërë aq shume me ua rregullu kushtet”, u shpreh ministri i Drejtësisë, Tahiri.

Të ngjashme