Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Abelar Tahiri, ka thënë se 450 mijë familje janë dëmtuar nga tarifat standarde të ZRrE-së. Ai po ashtu, ka kërkuar që të shkarkohet bordi i ZRRE-së, raporton Ekonomia Online.
“Është një vepër penale që ZRRE-ja, ka dëmtuar 450 mijë familje dhe duhet të ndiqet penalisht. Tashmë e kemi vendimin final të gjykatës së Apelit. Është lajm i mirë për secilin qytetar që energjia nuk do të paguhet me haraçin e tarifave . Aho që dihet të ndodh është shkarkimi i bordit të ZRRE. Këta njerëz i kanë ndëshkuar më shumë se 450 mijë familje dhe nuk duhet të tolerohet”.