Kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së, sot e ka filluar ditën me punëtorët e “UNITET” njësia në Vushtrri.
“Përkrahja e tyre për mua është motivuese, bashkë e kemi shpëtuar UNITETIN nga shuarja, i kemi rritur pagat 20% e në vitin tjetër do ti rrisim sërish pagat e punëtorëve të UNITETIT” ka shkruar Xhafer Tahiri.
Tahiri po ashtu është shprehur se Uniteti është tregim suksesi në qytetin e Vushtrrisë ku puntorët me përkushtim maksimal kujdesen për mbledhjen e mbeturinave në çdo shtëpi, lagje e fshat të Vushtrrisë.
Postimi i plotë:
Në këtë mëngjes filluam ditën me punëtorët e “UNITET” njësia në Vushtrri. Uniteti është tregim suksesi në qytetin që e duam. Janë këta punëtorë e udhëheqës që çdo ditë, me përkushtim maksimal kujdesen për mbledhjen e mbeturinave në çdo shtëpi, lagje e fshat të Vushtrrisë. Përkrahja e tyre për mua është motivuese, bashkë e kemi shpëtuar UNITETIN nga shuarja, i kemi rritur pagat 20% e në vitin tjetër do ti rrisim sërish pagat e punëtorëve të UNITETIT. Faleminderit