Tahiri i dhuron 1000 € për shërimin e Egzon Kryeziut

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Labinot Tahiri, ka njoftuar se ka ndarë nga fondacioni i tij 1000 euro për shërimin e Egzon Kryeziut, ku ky i fundit ishte aksidentuar në fund të vitit të kaluar.

Madje, babai i Egzonit, Ramë Kryeziu, ka shprehur gatishmërinë ta shes njërën veshkë të tij, në mënyrë që t’i sigurojnë të hollat për shërimin e djalit të tij.

Ai ka njoftuar se për shërimin e plotë të Egzonit nevojiten edhe 30 mijë euro.

Statusi i plotë i tij:

Thirje për Egzonin!

Për rastin e Egzonit, kam njohuri dhe kam lobuar me mundesi për te, dhe prap që nesër do ia dhuroj nga fondacioni ynë 1000 EURO pêr shêrimin e tij!

Nëse ēshtë nevoja, do jem edhe në shêrbimin e tij deri nê tubumin e parave të kêrkuara nga prindi i tij, i cili tha në një intervistê se ; do e shes edhe veshkên për djalin e tij!

Unë i them, se ka shqiptarë qê nuk të lënë me e bërë atë hap i nderuar.

Do ia dalim sebashku për shumën e kêrkuar.

Më vje keq pêr gjendjen e tij, por me ndihmen e Zotit do ia del kêsaj sfide.

Zoti na bekoftê.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisê.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme