Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka propozuar Kuvendit miratimin e rezolutës për anulimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë.
Ai ka thënë se kjo rezolutë është në përkrahje edhe të partive tjera opozitare. Tutje ai ka kërkuar edhe shkarkimin e bordit të ZRRE-së
“Në mbështetje të nenit 65 grupi i AAK, PDK dhe LDK i propozojmë kuvendit miratimin e kësaj projekt rezolute. Deputetët e AAK, PDK dhe LDK votojnë për anulimin e vendimit të ZRRE për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ku nuk ka vota mjaftueshëm dhe shtyhet për seance tjetër”, u shpreh Tahiri.
“Deputet e kuvendit kërkojnë që vendimi i ZRRE të anulohet menjëherë. Kuvendi të inicioje shkarkimin e bordit të ZRRE-së. Qeveria subvencionojë çmimin e energjisë. Qeveria të heqë TVSH për energji. Qeveria të angazhohet për themelimin e fondit për konsumatorë në nevojë. Të nisin konsultime për tarifa të reja”, ka thënë ai.