Tahiri i reagon VV-së: Shumë shpejt do t’ju përcjellim, disa në shtëpia e disa në burgje

Prishtinë | 04 Kor 2023 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri, ka reaguar pas videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka akuzuar opozitën për qëndrimet rreth situatës në veri.

Në reagim ndaj kësaj vidoe, Tahiri ka thënë se kjo tregon që pushteti është në panik dhe se kanë frikë nga kjo opozitë.

Ai ka thënë se kjo Qeveri do të bie dhe disa nga ta do të shkojnë në shtëpi e disa  në burgje.

“Pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku. Sot e paska publiku një video duke e sulmuar opozitën, që dëshmon më së miri se kanë edhe frikë pikërisht nga kjo opozitë. Shumë shpejtë do t’ju përcjellim; disa në shtëpia e disa në burgje”, ka shkruar Tahiri.

Partitë opozitare  po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti pas zhvillimeve të në veri, ku po e akuzojnë Qeverinë aktuale për prishje të raporteve me aleatët.

Të ngjashme