Tahiri i shqetësuar për hyrjen në fuqi të masave të BE-së: Gjendja është e mjerueshme

Prishtinë | 03 Kor 2023 | 12:53 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se partia e tij është e shqetësuar që Qeveria e vendit ka mbajtur të fshehtë masat që janë marr nga BE-ja, raporton Ekonomia Online.

Madje ai tha masat e tilla e dëmtojnë raportin me vendet mike dhe se gjendja është e mjerueshme.

“Shpreh shqetësimin e thellë që Qeveria tentoi ta mbajë të fshehur që masat e BE-së kanë hyrë në fuqi. Qeveria Kurti nuk flitet për progres por kemi hyrë në një fazë të zhvillimeve shqetësues”.

“Masat e tilla e dëmtojnë raportin tonë me secilin vend veç e veç në BE. Ju e patë që edhe sot ky dështim, që nuk e meriton gjithçka ka stagnuar dhe mendoj se jemi në një gjendje të mjerueshme nga kjo qeverisje. Sot nuk u arrit që të caktohet seanca sepse kjo mazhornac ka telashe edhe të brendshme”.

“Sot me do ta kemi një takim të rëndësishëm që do të marrim një vendim të qartë sa i përket vendit tonë”, tha ai.

Tahiri tha se zgjidhja për këtë Qeveri është rrëzimi i saj, por sipas tij, për të pasur sukses për këtë duhet që të diskutohet, pasi si opozitë nuk kanë numrat për mocion të mosbesimit.

Ai po ashtu tha se e shohin një vullnet të mirë të kryeministri shqiptar Edi Rama që Kosova të mos degradoj edhe më shumë tutje.

“Zgjidhje është rrëzimi i kësaj Qeveri, pastaj rrugën për të pasur sukses në duhet ta diskutojmë. Ne e dimë aktualisht se si jemi me numra në Kuvend. Ajo që është e rëndësishme është që ne të gjejmë rrugën ta gjejmë drejtimin dhe thjeshtë të mos kemi nevojë për protagonizëm që ta bëjmë një lajm më shumë brenda ditës për këtë çështjet dhe në fund të dështoj”.

“Ju e din që dështimi i mocionit do të thotë që tre muajt e ardhshëm nuk mund të mbahet mocioni tjetër. Prandaj ne nuk jemi të interesuar që të ju mundësohet më tutje jetën kësaj qeveri degraduese. Jemi të interesuar që të gjejmë zgjidhje, që t’i sanojmë dëmet që janë shkaktuar nga kjo Qeveri e Kosovës”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme