Kusari-Lila e fajëson LDK-në për dështimin e mbledhjes, thotë se Konjufca pati një kërkesë për partitë

Prishtinë | 03 Kor 2023 | 12:43 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, tha se mbledhja e Kryesisë ka dështuar për shkak të mungesës së nënkryetarit të LDK-së në këtë takim, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha mungesa në mbledhje nuk ishte paralajmëruar, duke shtuar se i mbetet kryetari që të vendos për mbajtjen ose jo të seancës së re.

Kusari-Lila bërë të ditur se kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca pati një kërkesë për të gjitha partitë që punë e Kuvendit dhe politikë t’i ndajnë nga njëra-tjetra.

Derisa është deklaruar për masat e përkohshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Kusari-Lila ka thënë se nëse janë afatshkurtra, ndikimi i drejtpërdrejt i tyre nuk është i ndjeshëm.

“Sot siç mund ta shini nuk është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Mungoj nënkryetari i LDK Kujtim Shala, nuk kishim një paralajmërim nga ta. Tash mbetët që në kompetencë të kryetarit të Kuvendit të vendos për seancë të re”.

“Sot kryetari deklaroi që është mirë që partitë të mbajnë një qëndrim të veçantë me Kryesinë, sepse ajo duhet që të ndahet nga politika. Sot ishin tre nënkryetar të Kuvendit, ajo çka mund të themi që përgjithësitë dhe detyrat e secilit janë të përcaktuara”, tha ajo.

“Përpjekja jonë është që t’i kthehemi zbatimit të marrëveshjeve, dialogun e shohim të pa alternativë, por organizimin e një konferencë të natyrës së propozuar nga kryeministri Rama nuk e shohim si zgjidhje aktuale të problemit që e mbizotëron në përgjithësi procesin e dialogut”.

Të ngjashme