Anëtari i Aleancës, Avni Arifi, ka kritikuar Qeverinë e drejtuar nga Vetëvendosje lidhur me investimet e planifikuara në sektorin e hekurudhave për vitin 2027.
Përmes një postimi, Arifi ka rikujtuar se gjatë fushatës zgjedhore të qershorit, VV kishte vënë në qendër të premtimeve të saj projektet hekurudhore, duke premtuar realizimin e disa investimeve në këtë sektor.
Megjithatë, sipas Arifit, në projektbuxhetin për vitin 2027 janë paraparë vetëm 10 milionë euro për hekurudhat.
Ai ka ngritur dyshime edhe për realizimin e kësaj shume, duke theksuar se mjetet e planifikuara janë bartur nga viti paraprak dhe se nuk ka siguri nëse do të shpenzohen.
Në reagimin e tij, Arifi e ka kritikuar ashpër mospërputhjen mes premtimeve zgjedhore dhe planifikimit buxhetor të Qeverisë.
“Sa mirë po shitet mashtrimi!”, ka përfunduar Arifi reagimin e tij.