Policia konfirmon ndryshimet në udhëheqje, këta janë të emëruarit

Prishtinë | 03 Nën 2026 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për ndryshime të shumta në udhëheqjen e Policisë së Kosovës. Lidhur me këto raportime, Gazeta Express, i është drejtuar PK’së, për të marrë përgjigje rreth kësaj çështjeje.

Nga ky institucion, është thënë se PK’ja, është organizatë dinamike dhe në vazhdimësi ka bërë caktime dhe emërime të personelit të saj në pozita të ndryshme, varësisht nga nevojat operacionale të paraqitura për funksionim dhe riorganizim të personelit policor.

‘‘Policia e Kosovës (PK), bazuar në udhëzimet administrative dhe procedurat e parapara ligjore, si dhe bazuar në nevojat e plotësimit të strukturës organizative dhe planifikimeve të personelit policor, bën sistemimin/caktimin e zyrtarëve policorë në detyra/pozita të caktuara. Policia e Kosovës është organizatë dinamike dhe në vazhdimësi ka bërë caktime dhe emërime të personelit të saj në pozita të ndryshme, varësisht nga nevojat operacionale të paraqitura për funksionim dhe riorganizim të personelit policor’’.

Tutje, policia bën të ditur edhe për ndryshime që janë bërë në udhëheqjen e këtij institucioni.

‘‘Kolonel Taibe Canolli-Brajshori, caktohet U.D. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i PK-së,

Kolonel Afërdita Mikullofci caktohet Drejtor i Divizionit të Trafikut Rrugor,

Kolonel Agron Rukiqi caktohet Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore,

Kolonel Agron Nezaj caktohet në Zyrën për Hartimin dhe Koordinim të Projekteve të PK-së -DPP ,

Nënkolonel Fehmi Xhata caktohet Drejtor i Departamentit të Hetimeve,

Nënkolonel Arben Paçarizi caktohet Drejtor i Departamentit të Inteligjencës dhe Analizës -DIA,

Nënkolonel Veton Elshani caktohet Drejtor i Departamentit të Kufirit,

Nënkolonel Kamer Jonuzi caktohet Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse,

Nënkolonel Fatmir Bajrami caktohet Drejtor i Divizionit të Analizës në – DIA,

Nënkolonel Gëzim Dibrani caktohet Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtarë Policor,

Nënkolonel Jeton Rexhepi caktohet Drejtor Rajonal i Kufirit-Lindje,

Nënkolonel Fatos Makolli – Këshilltar në DRP -Prishtinë,

Nënkolonel Luan Keka caktohet Drejtor Rajonal në DRP – Gjilan,

Major Blerim Rama Drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit’’, thuhet në përgjigjen e Policisë për Express.

Të ngjashme