Martín Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit. Mesfushori spanjoll thuhet se nuk është i kënaqur me minutazhin e tij në skuadrën londineze dhe po shqyrton mundësinë e largimit për të pasur më shumë hapësira në fushën e lojës. Madje, nuk përjashtohet as mundësia e një huazimi.
Sipas raportimeve, Zubimendi nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje të Premier League këtë sezon, situatë që e ka shtyrë të mendojë për të ardhmen e tij larg Emirates. Mesfushori dëshiron të luajë rregullisht dhe të ketë një rol më të rëndësishëm në skuadrën ku aktivizohet.
Interesimi për shërbimet e tij nuk mungon. Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi janë të interesuara për spanjollin, ndërsa për situatën e tij janë njoftuar edhe Bayern Munichu, Borussia Dortmundi, Chelsea dhe Liverpooli. Janari mund të sjellë zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e mesfushorit.