Gjykata në Prishtinë e çon në qeli për një muaj shtetasin turk që dyshohet për dy vepra

Prishtinë | 03 Nën 2026 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit, I.A.

Ai ngarkohet për dy vepra penale, atë të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe për asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.  

Caktimi i kësaj mase është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore, me ç’rast gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku real që nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të pengoj zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmanget ndjekjes penale duke u arratisur, pasi i njëjti është edhe shtetas i Turqisë.”, thuhet në njofitm.

Gjithashtu, sipas njoftimit, gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku që i njëjti të përsërisë veprat e njëjta penale. 

Të ngjashme