Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka takuar disa nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në Vushtrri nga OJQ Acess, Hareja, e KVRL.
Tahiri ndihet i kënaqur që ka një ka një sektor aktiv të OJQ-ve rinore si dhe organizata të shoqërisë civile aktive e të cilat e korrektojnë pushtetin komunal.
Postimi i plotë:
Kam takuar disa nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në Vushtrri nga OJQ Acess, Hareja, e KVRL.
Jam i kënaqur që Vushtrria ka një sektor aktiv të OJQ-ve rinore si dhe organizata të shoqërisë civile aktive e të cilat e korrektojnë pushtetin komunal dhe ndihmojnë aktivizmin qytetarë.
OJQ nacionale, Ministria e Pushtetit lokal e madje edhe USAID TEAM projekt e kanë vlerësuar maksimalisht Vushtrrinë për transparencë e llogaridhënie. Do të vazhdojmë të jemi të hapur e transparent, model i qeverisjes së mirë.