Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ndjehet jashtëzakonisht i lumtur për përfundimin e shkollës “Hasan Prishtina”, në qytetin e Vushtrrisë.
Përveç realizimit të Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina”, është funksionalizuar edhe Teatri i Qytetit, Galeria e Arteve, Bibloteka për fëmijë e të rritur si dhe është vendosur Shoqata e Veteranëve të Arsimit.
Postimi i plotë:
Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur për përfundimin e Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina”, një prej objekteve më të bukura në Republikën e Kosovës, e realizuar pikërisht në qytetin tonë të dashur, në Vushtrri. Bashkë me realizimin e Shtëpisë së Kulturës, kemi funksionalizuar Teatrin e Qytetit, Galerinë e Arteve, Sallën e Baletit, Bliblotekën për fëmijë e të rritur, duke vendosur aty edhe Shoqatën e Veteranëve të Arsimit dhe Arkivën e Qytetit! #160 #LDK #Vushtrri
https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/videos/1253810768375383