Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri ka vizituar mjeshtrin e parë të drurit në Vushtrri, kompaninë e njohur “Te Duli”.
Tahiri tha se 76% e të punësuarve në Vushtrri punojnë në sektorin privat, duke theksuar se është krenar që ka ndërtuar Zonën Ekonomike ku do të krijohen edhe 820 vende të reja të punës.
Postimi i plotë:
Kam vizituar mjeshtrin e parë të drurit në Vushtrri, kompaninë e njohur “Te Duli”.
Siç kemi premtuar edhe e kemi realizuar, në Zonën Ekonomike në Luamdh janë vendosur kompani për përpunimin e drurit, në mesin e tyre edhe kompania e njohur “TeDuli”.
76% e të punësuarëve në Vushtrri punojnë në sektorin privat, jam krenar që kemi ndërtuar Zonën Ekonomike ku do të krijohen edhe 820 vende të reja të punës e ne do të vazhdojmë të përkrahim sektorin privat.
Faleminderit #4 +