Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë një vizite në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka marrë njoftim zyrtar nga INTERPOL-i, se kryeministri Ramush Haradinaj është hequr nga lista e të kërkuarve nga kjo organizatë.
Tahiri konfirmoi për Ekonomia Online se është njoftuar nga Policia e Kosovës se kreu i Qeverisë së Kosovës dhe 17 kosovarë të tjerë, të cilët ishin futur me kërkesë të Serbisë, nuk janë më pjesë e kësaj liste.
“Haradinaj dhe 17 persona në Republikën e Kosovës janë hequr nga lista e INTERPOL-it. Konsideroj se është kanal zyrtar sepse jam njoftuar nga Policia e Kosovës që tashmë zoti Haradinaj nuk është më pjesë e asaj liste”, tha ministri Tahiri.