Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shpreh i shqetësuar pasi sipas tij Lëvizja Vetëvendosje po tenton kapjen e shtetit, raporton Ekonomia Online.
“AAK-ja është jashtëzakonisht e shqetësuar me tendencën e kapjes dhe shkarkimet e institucioneve të pavarura. Kërkesa ime është që çfarë do shkarkimi të jetë mbi një baze të një vlerësimi të performancës dhe jo mbi baza politike”.
“Institucionet e pavarura duhet të jenë në raportim të këtij Kuvendi dhe jo të kësaj partie që e ka shumicën”.
Tutje, Tahiri tha se nga mbledhja e Kryesisë ka kërkuar që të ndalen praktikat e uzurpimit të institucioneve të pavarura.
“Kërkova që të ndalohet praktika e uzurpimit dhe marrjes së pavarësisë së këtyre institucioneve në emër të demokracisë”.
“Ka një hezitim të LDK-së për ketë temë por ne do të japim nënshkrimet si AAK për trajtimin e çështjes Daka në Kushtetuese”.