Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se ka proceduar në Qeveri dy pika, me të cilat MD përmbush të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane, atë për Prokurorin e Shtetit dhe Koncept dokumentin për suspendimin e zyrtarëve publikë.
“Me miratimin e këtyre akteve, ne do të kemi një politikë të konsoliduar shtetërore që përçon mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë, pa përjashtim, do të jenë subjekt i tij”, shkruan Tahiri në Facebook.