Shefi i grupit te AAK, Besnik Tahiri, ka kërkuar që vendimi i ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë të shfuqizohet në mënyrë që mos ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
“A ka mundësi të marrim vendim për shfuqizimin e vendimit të ZRRE-së. Mos me na ardh puna me e dërgu këtë çështje në Gjykatë Kushtetuese me 40 nënshkrime. Të bëhemi bashkë ta ndalojmë këtu pa e dërguar fare në Kushtetuese”, u shpreh Tahiri.