Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pasur kritika në adresim të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila është dënuar për mosdeklarim të pasurisë, raporton Ekonomia Online.
Tahiri tha se për herë të parë, Qeveria e Kosovës mban një ministre që është dënuar për mosdeklarim të pasurisë.
“Sa i përket shqyrtimit të këtij projektligji është i rëndësishëm por është e papranueshme që ky projektligj të Propozohet nga një ministre që me vendim të gjyqësorit është e dënuar për mosdeklarime të pasurisë. Për ne është e papranueshme që tw jetë në sallë një person që e fsheh pasurinë. Ministrja Hajdari është ministrja e parë që mban një post ministror e që është dënuar. Asnjëherë në Kuvend nuk ka pasur ministër që është dënuar për mosdeklarim të pasurisë”, tha Tahiri, duke kërkuar që deputetët e mazhorancës të shtojnë presion për shkarkim.