Shefi e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë kërkuar që të shkarkohet bordi i RTK-së, pas publikimit të një lajmi nga ky medium, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, me publikimin e atij lajmi janë rrezikuar një numër i gazetarëve të mediumeve të tjera që janë prekur nga ai artikull.
Për këtë ai ka bërë thirrje që personat përgjegjës duhet që të ndiqen edhe penalisht.
“Edhe sot kemi pritur që administrata ta sjellë për diskutim e Kryesia t’i propozojë një çështje të tillë, por Komisioni po e zvarrit një çështje të tillë. Shpresojmë që kjo çështje të diskutohet sot ose nesër, meqenëse jo në këtë javë në javën që vjen të vihet në diskutim shkarkimi i këtyre njerëzve të papërgjegjshëm që kanë shkaktuar dëm të madh. Nuk duhet lejuar që këto gjëra të ndodhin në një televizion që paguhet nga taksat e qytetarëve tanë”, u shpreh Tahiri.
Shefi i GP të PDK-së, ka shtuar se si opozitë janë munduar që ta ndihmojnë këtë qeveri, por që sipas tij, me sjelljen e tyre iu është pamundësuar ndihma.
Ai ka thënë se askush se ka imagjinuar që përfundimi i mandatit të qeverisë Kurti e gjene Kosovën të sanksionuara.
“Jemi mundura që ta ndihmojmë këtë qeveri në shumë aspekte. Kur vjen puna PDK-ja do të jep mbështetje qeverisë pavarësisht a jemi në pozitë apo opozitë kur vjen ballafaqimi me Serbinë. Sjelljet tona kanë dalluar me ta, nuk e kemi imagjinuar që përfundimi i mandatit të qeverisë Kurti e gjene Kosovën të sanksionuara. Ne lutemi që këto sanksione të mos shtohen deri më 9 shkurt”, ka thënë ai.
ë një konferencë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka pohuar se kryeministri Albin Kurti tashmë e ka humbur edhe kredibilitetin.
“Kemi hyrë në vitin e katërt që edhe në rrafshin e brendshëm edhe në atë ndërkombëtar lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar, edhe si pjesë oppozitës, edhe si qytetar”.
“Do të isha i lumtur nëse do t’i listonim disa prej sukseseve si në ekomomi, siguri, dhe si në bashkëpunimin ndërkombëtar. Nuk mundemi me gjet asgjë fatkeqësisht, ne lutemi në momentin e fundit që këto sanksione të mos rriten”.
“Ky kryeministër ka humbur kredibilitetin më të vogël që e ka pas, e ka humbur kredibilitetin karshi miqve, me këtë qeveri nuk mundemi me vazhdu tutje, pas 9 shkurti me Bedri Hamzën shpresojmë se do ta kemi qeverinë e vendit”, ka thënë Tahiri.